Thursday, August 27, 2009


Sejdiu dekretoi ambasadoren e Kosovës në Bullgari


Pas marrjes së pëlqimit nga Republika e Bullgarisë, presidenti Fatmir Sejdiu dekretoi të mërkurën Ariana Zherka - Hoxha, ambasadore të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, me seli në Sofje.


Dekretimi është bërë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial, të datës 10 shkurt 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Bullgarisë, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.

Javën e kaluar presidenti Sejdiu ka dekretuar edhe pesë ambasadorë të rinj të vendit tonë: Avni Spahiu, Uashington (SHBA), Bekim Sejdiu, Ankara (Turqi), Gazmend Pula, Tiranë (Shqipëri), Anton Berisha, Lubjanë (Slloveni) dhe Vilson Mirdita, Berlin (Gjermani).

No comments:

Post a Comment