Thursday, August 27, 2009


Ministri Hyseni në vizitë zyrtare në Turqi


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.


Gjatë ditës së premte ministri Hyseni përpos me homologun e tij Davutoglu, do të ketë një seri takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit turk.

Gjatë takimeve të shumta të ministrit Hyseni do bisedohet rreth intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi, gjetjes së formave të bashkëpunimit të mëtejmë mes dy vendeve tona etj.

Në fokus të takimeve, siç thuhet në një komunikatë të MPJ-së, do të jetë edhe ecuria e procesit të njohjeve të Kosovës si dhe rëndësia që ai ka.

No comments:

Post a Comment