Thursday, August 27, 2009


EULEX-i dënon dhunën në Kroin e Vitakut


EULEX-i ka dënuar veprimet e dhunshme që kanë ngjarë të martën në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të vendit, kur një grup serbësh ishte përpjekur që me dhunë të ndalonte rindërtimin e disa shtëpive shqiptare në këtë lagje.


Është raportuar se një granatë dore të shpërthyer në vendin e ngjarjes, për të shtëna në ajër dhe për hedhjen e një mori gurësh si dhe për disa njerëz të lënduar. Policia u detyrua të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kaluan përmes linjave të Policisë së Kosovës.

“EULEX-i po vepronte në mbështetje të policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me KFOR-in për të ruajtur rregullin publik dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

EULEX ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të dyja komunitetet. “Varet nga palët që ta zgjidhin këtë çështje përmes negociimit dhe dialogut. EULEX-i qëndron gati për të reaguar ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj ligjit dhe rregullit”, thuhet në reagim.

No comments:

Post a Comment