Thursday, August 27, 2009


AAK: Vendimi i KQZ-së, vendim politik


Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, e ka cilësuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për mosvendosjen e kamerave në vendvotime, si vendim politik të ndikuar nga PDK-ja.


Gjatë një konference për media, të mërkurën, Ramadani tha se ky është i papranueshëm për AAK-në, sepse me këtë bihet në kundërshtime me parimet e transparencës gjatë procesit zgjedhor.

Ramadani ka vlerësuar se, vendimi i KQZ-së është vendim i drejtpërdrejt i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe ka shtuar se, kryetarja e KQZ-së, Lushta, sa i përket kësaj çështjeje, ka mbajtur anën e PDK-ës dhe me këtë ka humbur rolin e saj si institucion i pavarur.

No comments:

Post a Comment