Thursday, August 27, 2009


Ende s'kanë vazhduar punimet te “Kroi i Vitakut”


Pas përleshjeve të djeshme me gurë që rezultuan me 7 persona të lënduar, sot ende nuk kanë nisur punimet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”.


Një grup serbësh janë mbledhur sot afër shtëpive të shqiptarëve, ndërsa Policia e Kosovës ka kërkuar që punëtorët të ofrohen në këtë zonë për të filluar punimet. Gjithashtu vërehet prani e madhe edhe e policisë së EULEX-it.

Ndërkohë, gjatë protestave të djeshme, janë lënduar 5 shqiptarë dhe dy serbë. Policia ka bërë të ditur se gjatë protestës është dëgjuar një mjet shpërthyes dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri. Protestuesit janë shpërndarë pasi që policia e EULEX-it ka përdorur gazin lotsjellës.

Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se Beogradi duhet të ketë një rol tjetër, e jo këtë që ka tash. Sipas presidentit, e ardhmja e të dyja vendeve, ajo e integrimit është e përbashkët, e jo të vihet zjarr dhe të rrezikohet paqja.

Policia ka thënë se situata është qetësuar dhe po vazhdojnë punimet për rindërtimin e shtëpive. Problemet në këtë zonë kanë nisur në kohën kur ka filluar ndërtimi i shtëpive shqiptare në veriun e vendit, ku që nga ajo kohë po vazhdojnë protestat e serbëve.

No comments:

Post a Comment