Thursday, August 27, 2009


Mustafa: Kuvendi duhet të diskutojë çështjen e protokollit


Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës paralajmëron se do të iniciojë diskutimin mbi çështjen e protokollit të bashkëpunimit midis EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.


Kryetari i këtij komisioni, Rrustem Mustafa, ka thënë se komisioni do të mblidhet më 2 shtator për të diskutuar edhe çështjen e protokollit. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë çështje.

"Kuvendi i Kosovës duhet të merret dhe është organi më i thirrur për t'u marrë me këtë punë. Ne gjendemi para një momenti të vonuar, sikurse edhe herëve tjera", ka thënë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Mustafa ka thënë se reagimi i kuvendit dhe institucioneve tjera të vendit madje është i vonuar. Sipas tij, institucionet shtetërore të vendit është dashur të reagojnë edhe me rastin e nënshkrimit të protokollit të EULEX-it me Shqipërinë.

"Ky reagim është dashur të vijë nga institucionet e mekanizmat vendorë kur është nënshkruar një protokoll i tillë me Shqipërinë. Tash të shohim se si duhet të reagohet", ka thënë Mustafa.

No comments:

Post a Comment