Thursday, August 27, 2009


Mitrovicë: 10 të lënduar në aksident trafiku


Dhjetë persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Mitrovicë-Leposaviq.


Autobusi me të cilin po udhëtonin rreth 15 udhëtarë është rrokullisur në vendin e quajtur Kamenicë.

Dëshmitarët thonë se vozitësi i autobusit ka humbur kontrollin ndaj automjetit, ka goditur një dru, e mandej është rrokullisur.

Nuk njoftohet për viktima. Autobusi po udhëtonte në linjën Mitrovicë-Beograd.

No comments:

Post a Comment