Thursday, August 27, 2009


Haradinaj përsëri para Gjykatës së Hagës


Një seancë apeli në rastin e Ramush Haradinaj, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, është planifikuar të mbahet me datën 28 tetor. Kjo është paralajmëruar që të jetë procedura e shkallës së dytë para gjykatës se Hagës, njofton Tanjug.


Para gjykatës pritet të paraqet fakte prokuroria, e cila herën e parë pati dështuar t`i argumentoj faktet për rastin e Ramush Haradinajt dhe Idriz Balajn. Por, për Lah Ibrahimaj, Gjykata e Hagës pati dëshmuar akuzat e prokurorisë, duke e dënuar me 6 vite burgim.

No comments:

Post a Comment